La Casa de Quiz në Big Brother VIP/Skuadra fituese do të shohë live ndeshjen Poloni-Shqipëri

La Casa de Quiz në Big Brother VIP/Skuadra fituese do të shohë live ndeshjen Poloni-Shqipëri

Digitalb u ka sjellë banorëve brenda shtëpisë, programin hartues me tematikë sportive “La Casa de Quiz”, i cili sot do të zhvillohet me pjesëmarrjen e tyre në dy skuadra të ndryshme.

Banorët do të testojnë njohuritë e tyre mbi historinë e ekipit kombëtar të futbollit.

Skuadra fituese do të ketë mundësinë të ndjek live në Supersport, ndeshjen Poloni-Shqipëri, ndeshja e parë zyrtare eliminatore për kampionatin europian.