Olta: Nuk duhet të bësh aleancë me Dean/ Qetsori: Është e rrezikshme ajo, të fut në labirinte

Olta: Nuk duhet të bësh aleancë me Dean/ Qetsori: Është e rrezikshme ajo, të fut në labirinte

Ashtu si Luizi me Elvisin, edhe Olta me Qetsorin e nisën ditën duke folur për lojën, aleancat e strategjitë e banorëve.

Olta i tha Qetsorit që të mos krijojë aleancë me Dean, por  të “gricet”. Këshilla e saj, vjen pasi Qetsori disa herë është munduar t’i ofrojë aleancë Deas, por ajo ka refuzuar.

Duke folur me ironi, Qetsori tha se e ka frikë Dean sepse ajo e fut në labirinte dhe është gjakftohtë. Ai shtoi se nuk ka ndërmend të krijojë aleancë me Dean dhe i tha Oltës se ka tre planë në kokë, për lojën në vazhdim.

E pyetur nga Olta se cilat janë planet e tij, Qetsori u shpreh se për momentin nuk ka dëshirë të konsultohet me të.

Olta nga ana tjetër, i tha atij se njëri plan është Kristi, nisur edhe nga fakti që ata të dy kanë debatuar shumë shpesh me njëri-tjetrin. Madje edhe për gjëra koti.

Qetsori e aprovoi supozimin e Oltës.