“Nga Luizi prisja që të më ngacmonte”, banorët bisedojnë

“Nga Luizi prisja që të më ngacmonte”, banorët bisedojnë

Në një bisedë me banorët, Lorenci ka thënë se para se të hynte në shtëpi, ka dashur të “sulmojë” Luizin pasi bezdisej kur shihte debatet që ai krijonte në shtëpi, por pasi është bërë pjesë e shtëpisë, sjellja e tij e ka befasuar pasi është afruar shumë shpejt me të.

Fotini gjithashtu ka thënë se është kuptuar shumë mirë me Luizin dhe nuk e ka pritur këtë gjë.

Ajo u shpreh se ka folur me të kur diçka e ka bezdisur dhe ai i ka kërkuar falje.

Duke biseduar me djemtë, Fotini ka thënë se Olta është fansja më e zjarrtë e Luizit dhe këtë gjë e ka kuptuar më mirë pasi është bërë pjesë e shtëpisë.

Gerti shtoi gjithashtu se Olta e ka idhull Luizin dhe afrohet te ai sa herë e sheh nëpër shtëpi.