Raporti Lorenc-Keisi/ Lorenci: “Keisi më jep ngrohtësinë e shoqërisë”

Raporti Lorenc-Keisi/ Lorenci: “Keisi më jep ngrohtësinë e shoqërisë”

Që prej hyrjes së Lorencit në Big Brother, ka pasur aludime, nëse ai dhe Keisi kanë  një pëlqim ndaj njëri tjetrit. Afrimiteti i tyre ka qenë i dukshëm gjatë këtyre ditëve në shtëpi.

Krisja e raportit Kristi-Keisi, e cila ka ardhur si kërkesë e kësaj të fundit, ka shtuar më shumë dyshimet.

Më shumë për këtë temë është folur gjatë mbrëmjes së sotme.

Kristi: Unë kam respekt për Keisin dhe ka të drejtën të shkojë pas marrëdhënieve që do. Kemi mbyllur ça kishim. Lorenci më duket garip dhe i lezetshëm. Nuk kam asnjë hatërmbetje. Kemi mbyllur çdo gjë me dinjitet.

Keisi: Unë nuk e dija që Lorenci ka folur për atë që kemi pasur. Pyetja ime është Lorenci pse ka folur.  

Lorenci: Ky muhabet dihet jashtë. Në momentin që është bërë pyetja jam përgjigjur. Unë e Keisi kemi një raport shoqëror, asgjë më shumë. Keisi është larguar nga Kristi për faj të tij. Unë kam ardhur për lojën time.

Luiz: Aq sa ka ndenjtur jashtë me Lorencin aq ka zgjatur edhe këtu me Kristin. Është tërhequr nga Kristi sepse pasi ka hyrë Lorenci, i është dukur si një situatë e përsëritur.

Olta: Nga kjo video që pash nuk i besoj Lorencit. Ai dukej sikur është bërë xheloz për Keisin. Përkëdheljet, gjestet e tyre…

Lorenc: Unë e Keisi e dimë se cila ka qenë arsyeja. Keisi më jep ngrohtësinë e shoqërisë.

Dea: Lorenci e ka tipin që bën shaka, nuk më ka shkuar në mëndje që kishte diçka me Keisin.

Kiara: Lorenci i është justifikuar Keisit për natën që kaloi me Jorin në suitë.

Arbër: Nuk më bind Lorenci sepse u pozicionua që në fillim kundër lidhjes së saj me Kristin. Më duket gjë e ulët që e foli këtë gjë në dhomën e rrëfimit pa pyetur Keisin. E ka bërë me qëllim, nuk mendoj që ka dashur ta lëjë anash këtë gjë. Për mua është gjest i ulët, të rikthesh një histori për një vazjë. Këtë gjë duhet ta diskutoje me Keisin. E bën për të dalë në prime.

Zhaklin: Keisit dua ti them të analizoj mirë se ça po ndodh, si ky djalë jep informacion për të. Me sa dinjitet të ka trajtuar Kristi ty dhe dëshirën tënde për tu ndarë. Personi me të cilin ishe të jepte respekt. Më vjen keq që ende nuk i ke sytë e hapur. Duhet të kuptosh kush nga të dy të ka respektuar vërtetë.