Banorët diskutojnë eliminimin e Kiarës

Banorët diskutojnë eliminimin e Kiarës

Pas spektaklit, banorët diskutuan për daljen e Kiarës. Kjo e fundit doli në nominim “kokë më kokë” me Oltën, pasi Nita e cila kishte në dorë “Kutinë e Pandorës”, dërgoi në nominim çiftin Kiara-Olta dhe Qetsor-Kristi.

Duke folur me Nitën, Luizi tha se nuk është e mërzitur fare me të, sepse është loja e saj. Ai shtoi se edhe pse e bëri këtë zgjedhje, ai nuk do e nominojë kurrë atë dhe në qoftë se do ketë në dorë të nisë zixhirin e shpëtimeve, të parën do shpëtojë Nitën.

Kjo e fundit tha se Kiara ka qenë banorja e fundit që ajo do të donte të shihte jashtë.

Nita shtoi se ishte 99 përqind e sigurtë që do dilte Qetsori dhe Kristi në nominim me njëri-tjetrin, prandaj i vuri përballë Oltës dhe Kiarës.