Banorët për Keisi-Lorenc/ Olta: Keisi ka gabuar se nuk ka vënë barriera!
13:42 - 26.03.2023
Pas spektaklit, banorët disktuan për deklaratën e Lorencit, e cila shkaktoi debat dhe përplasje mes tyre.
Olta tha se e kishte nuhatur që mes tij dhe Keisit ka patur diçka, kjo për shkak se ata të dy me batutat që bënin, tregonin se njiheshin edhe nga jashtë.
Edhe një pjesë tjetër e banorëve mendonin njësoj si Olta dhe thanë se deri diku kuptoheshin që njiheshin nga jashtë.
Kristi nga ana tjetër, i cili krijoi një romancë me Keisin, pasi aj hyri në shtëpi, tha se nuk e kishte vënë re fare sjelljen e tyre.
Olta shtoi se Keisi deri diku ka “faj”, sepse duhet të vinte barrien në marrëdhënien e tyre.