“Lorenci e vuri Keisin në pozitë shumë të vështirë”, Kristi bisedon me Luizin 

“Lorenci e vuri Keisin në pozitë shumë të vështirë”, Kristi bisedon me Luizin 

Kristi dhe Luizi komentuan deklaratën e Lorencit, i cili tha mbrëmjen e kaluar se ai dhe Keisi kanë qenë të lidhur jashtë.  

Kristi tha se nuk ia merrte mendja fare se ata të dy kishin patur një marrëdhënie jashtë. Ai shtoi se pas “Prime” të mbrëmjes së kaluar, Keisi rrezikon të dalë jashtë të martën.

Sipas tij, edhe Lorenci ka mundësi të dalë, sepse doli keq edhe vetë pas asaj që tha.

Luizi nga ana tjetër, u shpreh se e kishte “nuhatur” që mes tyre ka diçka, por nuk donte të bënte një reagim të nxituar.