“Ndryshon mendim çdo 2 orë”/Banorët bisedojnë për Luizin: Si i besoni emocioneve të tij?

“Ndryshon mendim çdo 2 orë”/Banorët bisedojnë për Luizin: Si i besoni emocioneve të tij?

Banorët komentuan lojën dhe strategjinë e Luizit që ka në shtëpi. Deamishel tha se emocioneve të Luizit, nuk i besohet dot.

Sipas saj, ai tjetër gjë thotë tani dhe tjetër gjë thotë pastaj. Fotini mori si shembull sjelljen e tij me Kristin.

Gjatë spektaklit, tha ajo, Luizi debatoi disa herë me Kristin, ndërsa pas spektaklit, ai i tha atij që është finalist.

Pikërisht, kjo sjellje e Luizit, i ka bërë përshytpje disa banorëve dhe herë pas here, janë ngritur aludime se ai ndonjëherë nuk është i sinqertë, por thjesht po luan.

Gerti u shpreh se atij i ka lënë shije shumë të keqe edhe sjellja e tij me Oltën. Këta dy të fundit, një herë debatojnë rëndë dhe kalojnë deri në ofendime, e të tjera herë, përqafohen dhe hiqen si “aleatë”.