“Nuk doja të hapej fare si temë”/ Keisi bisedon me Luizin 

Nuk doja të hapej fare si temë/ Keisi bisedon me Luizin 

Mbrëmjen e kaluar Lorenci rrëfeu gjatë spektaklit se ai ka patur një lidhje jashtë me Keisin. Deklarata e tij u prit me shumë habi nga kjo e fundit, duke qenë se nuk e kishte hapur vetë si temë dhe nuk donte që banorët, por edhe publiku, të njiheshin me këtë informacion.

Edhe pse e kaloi me të qeshur situatën, Keisi u prek shumë, me frikën se çfarë do mendojë publiku jashtë. Pas spektaklit, duke biseduar me Luizin për këtë çështje, Keisi u përlot dhe tha se nuk e priti fare mirë deklaratën e Lorencit.

Ajo tha se e mendon shumë opninionin e publikut jashtë dhe shtoi se nuk ka patur një lidhje me Lorencin, por thjesht njohje.

Luizi u përpoq ta ngushëllonte Keisin dhe i tha asaj se arsyeja pse Lorenci e tha atë gjë, është për shkak se kishte nevojë për vëmendje.