“Nuk i bëj gjërat të rri këtu brenda”/ Lorenci bisedon me Luizin 

Nuk i bëj gjërat të rri këtu brenda/ Lorenci bisedon me Luizin 

Luizi ndjeu detyrimin të këshillojë Lorencin se ai foli keq për Keisin, por edhe t’i qëndrojë pranë kësaj të fundit, duke qenë se i dha fjalën babait të saj se do e “mbrojë” atë.

Ai edhe njëherë i tha Lorencit se ai u shpreh keq dhe se deklarata e tij keqinterpretohet në publik.

Lorenci tha se në asnjë mënyrë nuk ka menduar ta nxjerrë keq Keisin, por ai tha se nuk është i “rrahur” me këto situtata, ndaj nuk e dinte që do merrte këto përmasa.

Luizi i tha Keisit se ajo nuk gjykohet fare për këtë situatë dhe shtoi se Lorenci ka dikë që e pret jashtë dhe se kjo histori mes tyre është mbyllur.

Lorenci edhe njëherë përsëriti faktin se ai nuk fiton asgjë në këtë histori.