“Nuk të interesoi të dije se çfarë kam”, Gerti sqarohet me Oltën

“Nuk të interesoi të dije se çfarë kam”, Gerti sqarohet me Oltën

Gerti i sqaroi Oltës debatin që ata të dy patën pak më parë, kur ky i fundit tha se ajo luan shëmtuar, sepse në gjykimin e tij, Luizi ka përdorur shumë fjalë denigruese kundrejt saj dhe ajo shkon e puth dhe e përqafon.

Ai i tha Oltës se arsyeja pse ai iu afrua asaj, ishte sepse e pa në një moment shumë kritik, sa i përket lojës, që sipas Gertit, ishte momenti kur Maestro doli nga shtëpia.  

Gerti shtoi se ai e ka më të thjeshtë të qëndrojë me Luizin pasi ata ia kuptojnë humorin njëri-tjetrit, por fakti që iu afrua Oltës për t’i qëndruar pranë, duhet të vlerësohet.

Ai madje i tha Oltës se arsyeja pse votoi për largimin e saj nga shtëpia, ishte vetëm se nëse votonte Kiarën, largonte dy faktorë, atë dhe Luizin.

Olta u shpreh se me Gertin, e afroi besimi që i dha ai. Ajo shtoi se iu thye dy herë besimi në shtëpi, një herë me Kristin e më pas me Nitën.