Olta ngacmon Luizin: Dita e parë e beqarisë 

Olta ngacmon Luizin: Dita e parë e beqarisë 

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, ku Luizi zgjohej me Kiarën, i dhuronte asaj puthjen e mëngjesit dhe gjithë kohën shoqëroheshin bashkë, e sotmja nisi ndryshe.

Ai, Qetsori dhe Gerti dolën në oborr për të marrë rreze dielli dhe biseduan me njëri-tjetrin. Luizi u shpreh se i duket e çuditshme shtëpia pa Kiarën, duke treguar se po e ndjen që tani mungesën e saj.

Teksa djemtë po bisedonin, në oborr doli Olta. Kjo e fundit duke qeshur, i tha Luizit ta shijojë ditën e beqarisë.

Ky i fundit nuk reagoi fare, ndërsa Qetsori i tha Oltës se Luizi nuk i ka qejf fare këto komente.