“Si mund të bashkëpunosh me të”/Gerti- Oltës: Luizi të ka ulur në mënyrë denigruese

“Si mund të bashkëpunosh me të”/Gerti- Oltës: Luizi të ka ulur në mënyrë denigruese

Gerti dhe Olta patën një debat ditën e sotme, pasi kjo e fundit i tha Gertit që ajo e cilëson kot si gënjeshtare dhe mashtuese.

Olta tha se Luizin e toleron kur e thontë një gjë të tillë, pasi ashtu e kanë nisur lojën me njëri-tjetrin dhe sipas saj, banorët e rinj që thonë që Olta gënjen, flasin kot pa u bazuar mbi fakte.

Gerti i tha Oltës se atij nuk i pëlqën fare mënyra se si ajo luan, duke u ndaluar edhe te raporti që ajo ka krijuar me Luizin.

Ai tha se Luizi i ka thënë Oltës, “fjalën e fundit” dhe ajo ende shkon e puth apo e përqafon atë. Sipas tij, ajo nuk ka të njëjtën sjellje me Fotininë apo me ndonjë banorë tjetër, por vetëm me Luizin.

Gerti tha se për shkak të disa situatave është ndjerë në siklet. Ai i tha Oltës se Luizi e ka ulur atë në mënyrë denigruese dhe ajo ende qëndron me Luizin.