“Të shohim a do ta kalojë Dea”/ Luizi dhe Qetsori bisedojnë: Kush e meriton finalen?

“Të shohim a do ta kalojë Dea”/ Luizi dhe Qetsori bisedojnë: Kush e meriton finalen?

Dita e sotme për banorët, nisi sërish duke folur për finalen. Ishte Luizi dhe Qetsori ata të cilët diskutuan rreth finalistëve mëngjesin e sotëm.

Qetsori tha se nga banorët e vjetër, nuk sheh as Kristin dhe as Dean në finale. Luizi u shpreh se edhe ai nuk e sheh konkurent të fortë për finale Kristin, por Dean nuk e përjashtoi.

Mesa duket në ditën e 91, të qëndrimit në shtëpi, Luizi ka ndryshuar opinionin për lojën e Deamishel.

Më parë ai thonte se Dea do të dalë dhe nuk e llogariste si lojtare, por tani, ka ndryshuar situata me daljen e disa prej banorëve që ai i konsideronte në finale.

Ai madje tha se Jorin e sheh si finaliste, duke qenë se është pozitive dhe vetëm qesh. Luizi i tha Qetsorit se fakti që banorët nuk e nominojnë Jorin, e forcojnë atë akomë më shumë për ta shtyrë drejt finales.