“I dëgjova komplet”/Luizi i tregon bisedën e Oltës dhe Qetsorit banorëve
10:35 - 27.03.2023

Teksa bënte sikur flinte gjatë drekës, Luizi ka dëgjuar bisedën e Oltës me Qetsorin.
Të gjithë bisedën që dëgjoi, ai e ndau me banorët e tjerë në verandën e shtëpisë.
Ai u shpreh se i provokoi ata të dy duke i thënë që del Keisi, për të parë reagimin e tyre.
Luizi: I provokova kot, i dëgjova pastaj duke thënë del Keisi të martën dhe filloi duke bërë fushatë, duhet të dalë Keisi se ajo tema që ka me Lorencin duhet të flitet.
Por Qetsori e ka mohuar këtë që Luizi tha.
Qetsori: Jo nuk ma bëri kështu këtë muhabet, ajo tha që ndoshta kjo temë nuk do diskutohet më.
Luizi: Por unë do ta hap këtë temë tha.
Qetsori: Se di, nuk e dëgjova.
Luizi: E dëgjove shumë mirë.