Olta e zhgënjyer nga Nita: Më flet mua për shoqëri
19:00 - 27.03.2023

Ditët e fundit, debatet në shtëpinë e Big Brother duket se janë sheshuar dhe banorët, për pak ditë i kanë lanë mënjanë konfliktet. Por, nuk dihet sa do zgjasë kjo situatë, pasi sa më shumë ditë kalojnë, aq më e nxehtë bëhet loja.
Olta i tha Deas se nëse ajo apo Luizi, nuk i ngacmojnë banorët, ata janë të gjithë në gjumë dhe nuk “prodhojnë” asgjë në shtëpi.
Ashtu siç e ka përmendur edhe më parë, Olta tha se Nita e ka zhëgnyer shumë. Kjo pasi ata dy dyja u afruan përpara disa javësh, por me hyrjen e Fotinisë, Nita i prishi marrëdhëniet me Oltën.
Pikërisht kjo gjë, u komentua sërish nga Olta, e cila tha se e ka ndihmuar shumë Nitën gjatë rrugëtimit të saj në shtëpi.