Ulet dhe më bën si profesor”/ Olta për Gertin: Çfarë t’i them unë atij 

Ulet dhe më bën si profesor/ Olta për Gertin: Çfarë t'i them unë atij 

Olta dhe Qetsori komentuan lojën e Luizit, pas daljes së Kiarës. Sipas Qetsorit, Luizi nuk do të arrijë dot deri në finale dhe se do heqë dorë shumë shpejt nga loja.

Olta i tha Qetsorit se ai nuk e njeh fare Luizin dhe se ai nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë. Ajo madje shtoi se tani, Luizi do jetë më agresiv në aksion, me idenë që më para e pengonte Kiara.

Ata të dy folën edhe për banorët e tjerë. I radhës që u përfol gjatë bisedës së tyre ishte Gerti, banor i cili pati një debat me Oltën pak ditë më parë.

Kjo e fundit tha se Gerti i foli asaj në mënyrë të paedukatë dhe prepotente dje, ndaj ajo u ngrit nga tavolina dhe iku. Ajo madje tha se Gerti bën si profesor dhe se me të tillë njerëz, ajo ose do qeshë, ose do tallet ose do flasë seriozisht.