Planet e Luizit me banorët në lavanderi

Planet e Luizit me banorët në lavanderi

Luizi ka “vënë në lojë” Oltën, Dean dhe Qetsorin. Ai është shtirur sikur po përgatit plane me disa prej banoreve.

Luizi ka thirrur në lavanderi, Fotininë, Jorin dhe Nitën, duke lënë të kuptohet se po i bindë t’i japin votën për lider.

Por pasi kanë hyrë në lavanderi, ai i ka thënë vajzave se nuk do t’i kërkoj asgjë dhe se e bën këtë lojë thjesht për “kunjë” ndaj Oltës, Qetsorit dhe Deas, pasi nuk do t’i shoh në finale.