Loja Hamleys/ Banorët ndahen në dy grupe, kush fiton lojën me Lego, zgjedh liderin
20:41 - 29.03.2023

Vëllai i Madh në bashkëpunim me bradin ndërkombëtar të lodrave Hamleys, organizuan një sfidë mjaft interesante për banorët, për t’i zbavitur pak ata.
Të ndarë në grupe, ata duhet të formonin nga një lego. Grupi i cili do e përfundojë i pari legon, do ketë mundësinë të votojë për liderin e shtëpisë, po brenda grupit të tyre.
Duke qenë se ndarja e grupeve ishte me dëshirë, Olta propozoi që djemtë të ndahen më vete dhe vajzat më vete.
Të gjithë e miratuan idenë e Oltës dhe banorët veshën bluzat nga Hamleys dhe nisën menjëherë me lojën, sapo ra gongu.