Olta debaton me banorët: E keni problem t’i ktheheni Luizit 

Olta debaton me banorët: E keni problem t'i ktheheni Luizit 

 Prej ditësh Olta u ka thënë banorëve se ata kanë frikë të merren me Luizin dhe e vetmja që i bën ballë atij, është vetëm ajo.

Sipas saj, banorët kanë frikë të përballen me të, ndaj shmangin çdo debat me Luizin. Këtë bisedë ajo e bëri në oborr me Fotininë, Keisin dhe Nitën.

Kjo e fundit, i tha Oltës se edhe ajo ka vënë re se kur ajo flet me Luizin, përmbahet më shumë, flet me ton më të butë dhe komunikon më qetë.

Olta tha se ajo që thotë Nita nuk ka lidhje fare dhe kjo gjë që po ndodh në shtëpi, nuk është e bukur fare sipas saj.

Fotini i tha Oltës se arsyeja pse ajo nuk qëndron me të, është sepse Olta i jep energji negative. Ajo shtoi se është shumë emocionale si tip dhe se kur dikush i fal ndjesi të keqe, stepet.