Olta debaton me Fotininë: Ke vendosur të bësh debat me mua?

Olta debaton me Fotininë: Ke vendosur të bësh debat me mua?

Olta dhe Fotini nuk po gjejnë qetësi me njëra-tjetrën në shtëpi. Dy vajzat e kanë shprehur që nuk kanë simpati për njëra-tjetrën, për këtë arsye debatojnë edhe për gjënë më të vogël.

Olta i tha asaj se përpiqet të bëj sherr kot me të edhe në momentet kur nuk e përmend fare. Sipas Oltës, Fotini përpiqet të kapet kot ndonjëherë dhe se shpesh herë i thotë asaj që po luan shëmtuar.

Ajo shtoi se ndonëse e mendon që ajo nuk luan mirë, nuk ia ka thënë asnjëherë, kjo vetëm për respektin që gëzon si lojtare, ndaj pret që të njëjtën gjë të bëj edhe Fotini.

Për këtë arsye, Olta i kërkoi Fotinisë të ndërtojnë disa baza komunikimi. Kjo e fundit i tha Oltës se ajo komunikon shumë mirë me të, por ajo gjithmonë i nxjerr “thonjtë”, duke nënkuptuar që prodhon debat.