Pas debateve, Olta rikthehet në lojë

Pas debateve, Olta rikthehet në lojë

Olta pyeti vajzat nëse ato do ia japin apo jo votën, në mënyrë që edhe ajo ta dinte, ta vijonte apo jo lojën.

Vajzat nuk thanë asgjë, ndonëse Olta gjithë kohën u përpoq të “lobonte” për veten e saj. Nita i tha Oltës se ajo nuk do ia japë votën asaj, sepse nuk i pëlqen fare mënyra se si ajo po sillet.

Jori nga ana tjetër i tha Oltës se ajo nuk po i ndihmon vajzat që ta fitojnë lojën, ndaj nuk mendon t’ia japë votën asaj.

Olta tha se ajo nuk e ka kërkuar kurrë votën, ndaj ka dëshirë ta fitojë këtë herë statusin e lideres. Fotini u shpreh se nuk i pëlqen fare mënyra se si ajo e kërkon votën, duke marrë parasysh edhe faktin që e la lojën përgjysmë.

Pas debateve të shumta për të marrë votat e vajzave, Olta iu rikthyeu lojës.