“Jemi të gjithë mirë”/ Jori bisedon me të ëmën 

Jemi të gjithë mirë/ Jori bisedon me të ëmën 

Mamaja e Jorit i tha asaj të mos ketë asnjë frikë për të qëndruar në shtëpinë e Big Brother, pasi Top Channel ka siguri maksimale dhe se godina është e rrethuar nga forcat e policisë.

Ajo i tha banores se nëse ajo dëshiron ta vijojë ende lojën, të qëndrojë në shtëpi dhe nëse ka dëshirë të dalë, të mos ngurojë ta ndërpresë rrugëtimin e saj.

Jori i tha së ëmës se nëse ajo dhe familjarët janë të gjithë në rregull dhe nëse ata janë dakord që ajo të vijojë qëndrimin në shtëpi, ajo do qëndrojë deri në ditën kur publiku të vendosë që ta nxjerrë atë nga shtëpia.