Nita emocionohet nga telefonata e atit: Më kënaqe zemrën

Nita emocionohet nga telefonata e atit: Më kënaqe zemrën

Nita u surprizua përmes një telefonate nga babai dhe mbesa e saj. Banorja u gëzua pa masë kur dëgjoi zërin e të atit dhe i tha atij se e ka marrë malli dhe se e do shumë atë.

Të njëjtën gjë tha edhe për mbesën e vogël. Babai i Nitës i tha asaj ta vazhdojë lojën dhe se është shumë krenar për të.

Ai madje i tha Nitës t’i shprehë ngushëllimet stafit të Top Channel për ngjarjen tronditëse, ndërsa shprehu ngushëllimet edhe për familjen e Palit.

Nita i tha të atit të rrijë i qetë, pasi banorët kanë siguri maksimale në shtëpi. Ajo falenderoi Vëllain e Madh për telefonatën me të atin dhe mbesën.