Qetsori-Oltës për Luizin: Pse nuk bëri fushatë të mbante Kiarën?
11:05 - 30.03.2023
Marrëdhënia e Luizit dhe Oltës ka ndryshuar që në momentin kur kjo e fundit e pyeti atë se përse nuk bëri fushatë të mbante Kiarën brenda shtëpisë.
Prej disa ditësh Luizi nuk flet më me Oltën duke ndërprerë kështu çdo formë komunikim.
Duke diskutuar me Qetsorin, Olta u shpreh se Luizi u vu në siklet kur e pyeti për këtë gjë dhe vendosi mos t’i flasë më.
Qetsori u shpreh se Luizi nuk kishte çfarë të bënte më shumë për ta mbajtur Kiarën në shtëpi.
Sipas tij, Kiara e ndihmon më shumë atë jashtë se sa brenda shtëpisë.