Telefonata e Fotinisë me të ëmën/ “Të dua në finale”

Telefonata e Fotinisë me të ëmën/ Të dua në finale

Edhe mamaja e Fotinisë shprehu mbështetjen ndaj vajzës së saj. Përmes telefonatës që u mundësua nga Vëllai i Madh, ajo i tha Fotinisë se e do atë në finale.

Mamaja e banores u shpreh se e ka marrë shumë malli për të dhe se e ka bërë të ndihet krenare. Sa i përket sulmit ndaj Top Channel, ajo u shpreh se Fotini dhe as banorët, nuk kanë pse të panikosen apo të mërziten, pasi ka kush merret me këtë problem.

Ajo shtoi se ata janë të gjithë mirë dhe se nuk ka asnjë problem jashtë, ndaj të vijojë rrugëtimin që ka nisur.