Telefonata e Visit me bashkëshorten/ “Kupën e dua në Shkodër”

Telefonata e Visit me bashkëshorten/ Kupën e dua në Shkodër

Elvisi foli me bashkëshorten e tij Belinën në telefon, ndërsa mes tyre nuk munguan batutat e shumta.

Elvisi: A i ke thënë shoqeve se si e ke trajnuar dhe zbutur Visin?

Belina: Më thonë, bravo për burrin që ke. Po si je?

Elvisi: Shumë mirë, tani jam shumë mirë. E di ti pse.

Belina: Si e ke frymëmarrjen? Si je me shëndet?

Elvisi: Mirë jam mirë, i përdor ato teknikat e tua.

Gruaja e Elvisit i tha atij që i ka bërë të gjithë krenarë dhe se është shumë e lumtur për të.

Elvisi: Po tani do më propozosh ti mua?

Belina: Urdhëro?

Elvisi: Takirat, më propozo ti mua tani, se unë e kam bërë njëherë.

Bashkëshortja e pyeti Elvisin nëse ai do qëndrojë edhe shumë brenda në shtëpi. Ajo i tha atij të qëndrojë sa të dojë në shtëpi dhe të bëjë gjërat që ai di të bëjë më mirë.

Belina shtoi se është shumë krenare për të, ndërsa shtoi që t’i bëjë të fala të gjithëve. Ajo e mbylli fjalën e saj, duke thënë se kupën e do në Shkodër.