Udhëtim përmes historisë mijëra vjeçare! Banorët, fotosesion mbi sixhadet e Pierre Cardin Home

Udhëtim përmes historisë mijëra vjeçare! Banorët, fotosesion mbi sixhadet e Pierre Cardin Home

Pierre Cardin Home organizoi një fotosesion për të gjithë banorët, të dedikuar me sixhadet artizanale me mbi 2 milionë nyje për metër katrorë.

Secili prej banorëve, kishte mundësinë të përdorte veshje të ndryshme dhe aksesorë për të realizuar fotot me tapetet e e Pierre Cardin Home.

Në zarfin e bardhë të futur në shtëpi, thuhej se pas përfundit të shkrepjes së fotove, banorët kishin si detyrë të zgjidhin dy persona, që sipas tyre kishin realizuar foton më të bukur.

Secili fitues do fitojë 1 mijë euro për t’i shpenzuar në Pierre Cardin Home ose në Pierre Cardin Man.

Vajzat do zgjidhnin njërin prej djemëve, se cili prej tyre do realizojë foton më të bukur, ndërsa djemtë do zgjedhin njërën prej vajzave.

Banorët shkuan në dhomën e grimit, për tu bërë gati për fotosesionin. Kjo sfidë, u cilësua nga Pierre Cardin Home si udhëtim përmes historisë mijëra vjeçare.