“Është përbuzës”/ Fotini bisedon me Oltën për Luizin: Nuk duhet të merresh fare!
15:19 - 31.03.2023
Fotini dhe Olta kanë diskutuar me njëra tjetrën për sjelljen e Luizit. Kjo e fundit ka thënë se sjellja e Luizit nuk i ndikon aspak, por i mungon humanizmi.
Ajo shtoi se Luizi është individualist dhe asolcial. Sipas saj ai nuk duhet të ishte në një program social si Big Brother.
Olta shprehu se nuk e kupton se si ai ka ecur ai kaq gjatë në një format të tillë.
Fotini ka thënë se njeh shumë persona me karakterin e tij dhe e ka këshilluar Oltën që mos të merret fare me të, pasi në këtë mënyrë e fuqizon edhe më shumë.