“I besojnë akoma të varfërat”/ Olta për vajzat: Si mund të mendojnë që Luizi i do 

I besojnë akoma të varfërat/ Olta për vajzat: Si mund të mendojnë që Luizi i do 

Olta dhe Qetsori deri në këtë pikë të lojës, e shohin Luizin si konkurentin më të fortë në shtëpi. Për këtë arsye, ato shpesh herë diskutojnë për lojën dhe strategjitë që ai ka.

Duke biseduar në kuzhinë, Olta i tha Qetsorit se pavarësisht se ajo u ka thënë vajzave se atop o përdoren nga Luizi, ato nuk e besojnë një gjë të tillë.

Ajo shtoi se vetëm një njeri naiv mund të ketë sërish besim te Luizi, pas gjërave që ai ka bërë.

Qetsori nga ana tjetër, i mbajti “lojën” Oltës. Duke folur me ironi, ai i tha Oltës se nuk ka pse i shpëton njerëzit 100 herë nga përdorimi.

Olta u shpreh se pas daljes së Kiarës, Luizi po kërkon të ketë në krah një femër të bukur, ndaj tani i është ngjitur Jorit.