Lorenci i acaruar, Luizi e pyet: Çfarë patët?

Lorenci i acaruar, Luizi e pyet: Çfarë patët?

Pas debatit që Lorenci pati me Antonetën, Luizi e pyeti atë se çfarë ndodhi. Lorenci u shpreh se Antoneta ndërhyu kot, sepse ai nuk kishte asgjë personale me të.

Ai shtoi se edhe atë natë që bëri batutën me Keisin, i tha kësaj të fundit që i erdhi inat nga reagimi i Antonetës, duke qenë se ata njihen edhe jashtë bashkë.

Luizi i tha Lorencit se nuk ka pse acarohet, sepse Antoneta ka patur për qëllim vetëm që ta këshillojë atë.

Lorenci tha se nëse do ishte këshillë e sinqertë, do e kishte përqafuar dhe puthur Antonetën, por nuk ishte e tillë, ndaj reagoi ashtu.