“Thikë me dy presa nëse ngel Olta në fund”/ Fotinia, Nita dhe Gerti flasin për nominimet

Thikë me dy presa nëse ngel Olta në fund/ Fotinia, Nita dhe Gerti flasin për nominimet

Gerti u shpall fitues i dy sfidave që iu caktuan të gjithë banorëve nga Vëllai i Madh. Ai fitoi sfidën e fotosesionit të “Pierre Cardin Home” dhe gjeti 9 sekrete të banorëve, duke fituar po ashtu sfidën e sekreteve.

Në kushte të tilla, Nita dhe Fotini aluduan se Gerti do ketë një avanatazh nesër  në “Prime” dhe po mendonin skenarin e zinxhirit të shpëtimit.

Fotini po i thonte Nitës se ajo do flasë me Jorin, në mënyrë që ato të shpëtojnë njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës që po bëhej mes tyre, në një moment në dhomë futet edhe Gerti. Ai pyet vajzat se cilin prej banorëve të shpëtoi të parin, nëse i vjen mundësia e zinxhirit të shpëtimit.

Gerti tha se ai po mendon që të lë Oltën në fund, sepse e do atë jashtë shtëpisë. Nga ana tjetër, Fotini u shpreh se nëse Olta qëndron te tre banorët e fundit, atëherë ajo është e fituar, sepse është lojtare e fortë.

Ndonëse, Vëllai i Madh i ka paralajmëruar disa herë banorët që të mos flasin për nominimet, sepse në këtë mënyrë shkelin rregullat, këta të fundit kanë bërë një vesh shurdh.