Balina Bodinaku:”Ja si e pashë Olta Gixharin mbrëmë!”
16:24 - 02.04.2023

Balina Bodinaku, ish opinionistja e Big Brother VIP 1, ka qenë e ftuar në Fun Club, ku ka folur për daljen e Oltës nga shtëpia e Big Brother.
Balina: Për mua Olta luajti deri në fund. Zgjedhja e saj për të dalë, ishte zgjedhja e një lojtareje inteligjente.Ajo zgjodhi ta lërë lojën, jo ta humbasë. Besoj se intuita asaj i ka thënë që nuk do mund ta fitonte dot. Arsyeja e daljes së saj na tregoi një anë të saj shumë të bukur dhe të ndjeshme.