Efi bisedon me banorët: Dea duhet të dalë!
13:57 - 02.04.2023

Efi ka diskutuar me Luizin dhe Qetsorin për vazhdimësinë e lojës pas ri-hyrjeve të ish banorëve.
Luizi i ka thënë se Efi ka hyrë për t’u “hakmarrë” ndaj Deas dhe se të gjithë tani do shohin spektakël.
Efi u shpreh se ka ardhur për t’u kënaqur dhe për ta shijuar përsëri këtë eksperiencë, por shtoi se ka ardhur momenti që Dea duhet të dalë, pasi ka ndenjur më shumë seç duhet.