“Mos gënje”/Ndizet debati mes Bledit dhe Qetsorit!
15:37 - 02.04.2023

Duket se Qetsori dhe Bledi kanë hatërmbetje me njëri tjetrin jashtë shtëpisë. Mëngjesin e sotëm ata kanë debatuar teksa qëndronin në verandë.
Bledi: Je futur në gazetari aksidentalisht dhe ke dal aksidentalisht. Gazetaria është profesioni im.
Qetsori: Po ça gazetari? Ke bërë dy shkrime ti… shkrimet e tua janë tallëse, ku di ti të shkruash. Ti e ke mendjen të tallesh me shqiptarët. Nuk të lë unë të gënjesh ty, mos gënje po të them.
Debati i tyre ka vazhduar duke rrëfyer ngjarje të ndodhura midis tyre jashtë shtëpisë.