Gerti flet për lojën e tij: “Jam munduar të mos i bie njeriu në qafë”

Gerti flet për lojën e tij: “Jam munduar të mos i bie njeriu në qafë”

Si fitues i sfidës së sekreteve, Gertit i’u dha mundësia të darkonte me tre banorë. Ai zgjodhi të darkonte me Efin, Bledin dhe Kristin.

Gerti ka folur për lojën e tij duke thënë se është munduar të mos i bjerë në qafë askujt prej banorëve, por të jetë i drejtë me të gjithë për situata të ndryshme.

I pyetur nga Bledi pse i pëlqen Efi si lojtare, ai është shprehur se ajo ka përballuar shumë situata dhe ka qënë e qartë në veprimet e saj.

E ndërsa për Bledin ai tha se pëlqen karakterin e fortë dhe faktin që nuk pozicionohet në krahun e askujt prej banorëve.