Kristi debaton me Luizin: Nëse do shoqëri mos më fol mua në atë mënyrë!
15:27 - 03.04.2023

Kristi është revoltuar me Luizin pasi ky i fundit kërkoi “llogari” për lojën e tij. Ai ka thënë se Luizi nuk ka respekt për shoqërinë e tyre dhe ndërhynë në çdo moment kur e sheh atë me banorë të tjerë.
Pasi Kristi doli nga darka me Gertin, Efin dhe Bledin, Luizi nisi ta kritikojë dhe këshillojë që mos të rrijë afër më afër me këtë të fundit.
Kristi i ka kërkuar Luizit që mos të ndërhyjë më në lojën tij.