“Nga i lind gjithë ky vetëbesim”/Banoret për Kiarën

“Nga i lind gjithë ky vetëbesim”/Banoret për Kiarën

Mbrëmjen e djeshme vajzat diskutuan mbi ndryshimin e sjelljes së Kiarës.

Duket se Kiara në këtë rihyrje, ka nisur të sillet ndryshe. Vetë ajo është shprehur që tani është më e qetë dhe se ka vendosur të jetë më e distancuar me banorët.

Dea Mishel: Kiarës nga i lind ky vetëbesim i çuditshëm?

Nita: Ka ardhur komplet si person tjetër.

Keisi: E di, e kam vënë re. Më dha një përqafim shumë të ftohtë kur erdhi.

Dea Mishel: Kur ajo doli, ne u ndamë shumë mirë, ne të dyja u përlotëm. Dy javët  e fundit kemi shkuar shumë mirë, jemi marrë vesh mirë me njëra tjetrën. Më bën habi që nuk më flet fare tani.