100 ditë në shtëpi, banorët festojnë në oborr
10:27 - 04.04.2023
Deamishel, Luizi dhe Kristi janë të vetmit banorë që ditën e djeshme mbushën plot 100 ditë qëndrim brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
100 ditë rrugëtim brenda në shtëpi kanë qenë sa të bukura, po edhe jo aq të lehta brenda shtëpisë.
Banorët kanë përjetuar emocione të bukura, kanë qeshur, kanë qarë, kanë debatuar, janë shqetësuar, por edhe janë kënaqur. Ata të tre ja kanë dalë mbanë të mbajnë mbërthyer pas ekrani një Shqipëri të tërë.
Në kuadër të 100 ditorit brenda në shtëpi, Vëllai i Madh falenderoi banorët për rrugëtimin e tyre deri në këtë pikë dhe u uroi atyre suksese në vijm.
Për të festuar ditën e 100-të të qëndrimit në shtëpi, banorët dolën në oborr për të festuar, pasi Vëllai i Madh përgatiti një festë shumë të këndshme për to.