Bledi: Më ka zhgënjyer Qetsori dhe Fotinia, i prisja më flakë…
14:46 - 04.04.2023

Qetsori dhe Fotini, ndyshe nga pjesa tjetër e banorëve, e njohin mjaft mirë lojën dhe këtë format, duke qenë se edhe më parë kanë qenë pjesë e këtij reality show.
Qetsori ka qenë fitues i Big Brother 2, ndërsa Fotini fituese e Big Brother 9. Si të tillë, njerëzit prisnin më shumë nga dy konkurentët, duke qenë se janë shpallur fitues.
Bledi tha se ai priste që Qetsori dhe Fotini të ishin “flakë”, por në fakt ishin zhgënjim.
Ai i tha Qetsorit se atij nuk i shkon qetësia. Ky i fundit u përgjigj me batutë dhe tha se po nuk i shkoi atij qetësia që ka emrin të tillë, nuk ka se kujt i shkon.