Vajzat dhe Qetsori hidhen në pishinë
11:18 - 04.04.2023
Qëndrimi prej 100 ditësh në shtëpi, u festua më së miri nga banorët. Të mbledhur të gjithë në oborr, ata kërcyen e kënduan me njëri-tjetrin.
Atmosfera festive i “ndezi” banorët dhe dukej se ata mezi e prisnin një natë të tillë. Hera e fundit që një party i ngjashëm u organizua në shtëpi, ishte “Pool Party”, rreth një javë më parë.
Ndonëse temperaturat nuk ishin në favorin e banorëve, kjo nuk i ndaloi fare këta të fundit të laheshin në pishinë në orët e vona të mbrëmjes.
Ishte Qetsori ai i cili u hodh fillimisht në pishinë dhe pas tij të njëjtën gjë bënë edhe vajzat, Deamishel, Nita, Jori dhe Fotini.