“Bast që Efi ikën para të shtunës”/ Luizi fton në sfidë banorët

Bast që Efi ikën para të shtunës/ Luizi fton në sfidë banorët

Pas spektaklit, banorët komentuan sjelljen e Efit, që sipas tyre ka ardhur me “mllef” në shtëpi.

Të paktën kështu u shpreh Kristi, duke thënë se ajo ka informacione nga jashtë dhe ato po i përdor me mllef, kundrejt disa banorëve.

Qetsori u shpreh se edhe ai me mllef hyri brenda në shtëpi, por brenda u qetësua.

Ai madje i tha Kristit dhe Nitës se i kishte kërkuar Efit të përfshihej në disa situata dhe të kishin një bisedë bashkë, por kjo e fundit ishte shprehur që bashkë do flasin pas “Prime”.

Nita nga ana tjetër tha se nuk sheh mllef te Efi, por sipas saj, ajo ka disa situata me Kiarën jashtë dhe se po “shpërthen” ndaj saj brenda në shtëpi.

Luizi sfidoi banorët, duke u thënë të vënë bast me të, që Efi del të shtunën. Sipas tij, ajo do heqë dorë.