“E ke nxjerrë nga shinat fare Efin”/ Qetsori lavdëron Dean
Qetsori e përgëzoi Dean për sjelljen e saj kundrejt Efit dhe i tha asaj se u përgjigj shumë bukur gjatë debatit dhe se e nxorri Efin nga “shinat”.
Dea tha se ajo ende nuk e ka kuptuar se çfarë i ka bërë Efit, që ajo sillet në atë lloj mënyrë me të.
Jori u shpreh se ajo ka folur me Efin për këtë çështje dhe se ajo i kishte thënë që Dea sa merr pak fuqi apo pushtet, ajo transformohet.
Sipas Deamishel, argumenti i Efit rrëzkohet, sepse nëse do shtirej, në një moment gjatë këtyre 100 ditëve, ajo do e kishte shfaqur një sjellje të tillë.
Dea ia sqaroi situatën Jorit, që pse dhe kur lindi konflikti mes saj dhe Efit.
Dea komentoi edhe sjelljen e Luizit dhe Kiarës kundrejt Efit. Ajo u shpreh se Luizi po e trajton kështu situatën, për të mbajtur Kiarën në shtëpi.