Deamishel bisedon me Efin për debatin me Bledin

Deamishel bisedon me Efin për debatin me Bledin

Një debat i ashpër ndodhi gjatë ditës së djeshme mes Deamishel dhe Bledit, ku ky i fundit përdori fjalë shumë ofenduese kundrejt saj.

Lidhur me këtë debat, Dea zgjodhi të flasë me Efin dhe tha se Bledi krijoi kot debat, për diçka që ka ndodhur pak kohë më parë, që ajo as nuk e mbante mend fare.

Sipas saj, Bledit i kishte mbetur qejfi që Dea nuk kishte ndërhyrë gjatë një “kërcënimi” që Qetsori i bëri atij, ndërkohë që ky i fundit reagoi kur Luizi kërcënoi Deamishel, kur ajo dërgoi në nominim Efin dhe Kiarën.

Efi i tha Deas se mbase Bledi ka zgjedhur të luajë në këtë mënyrë dhe se kjo mund të jetë strategjia e tij. Deamishel u shpreh se edhe po të jetë lojë, mënyra se si po e trajton Bledi është shumë e shëmtuar.