Efi bisedon me Dean rreth situatës së saj me Luizin dhe Kiarën
Efi edhe njëherë foli për debatin që ajo pati me Kiarën dhe Luizin. Duke biseduar me Deamishel, ajo u shpreh se përpara se të futej në shtëpi, i kishte vënë synim vetes që nuk do përfshihej emocionalisht.
Ajo u shpreh se ndihet shumë e mërzitur dhe se nuk e ka mendjen fare te loja, sepse është shumë e zhgënjyer nga Kiara dhe Luizi.
Sipas Efit, ndryshe nga ajo që vë emocionet përpara lojës, Kiara dhe Luizi po bëjnë të kundërtën, ata po luajnë.
Efi u shpreh se sa do përpiqet të shmangë ballafaqimin me to, nuk e bën dot sepse i konsideron si njerëz të afërt.
Deamishel i tha Efit se në të tilla situata, ajo është përpjekur ta distancojë veten e saj emocionalisht dhe se të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe ajo.
Kjo e fundit u shpreh se sa do të mundohesh, brenda në shtëpi nuk mundesh dot të shmangesh.