“Nuk ka me çfarë të kapet”/Efi dhe Bledi për Luiz-Kiara

Nuk ka me çfarë të kapet/Efi dhe Bledi për Luiz-Kiara

Efi komentoi sërish sjelljen e Kiarës, që sipas saj është totalisht e ndryshuar. Ajo u shpreh se Kiara nuk ka me çfarë të kapet dhe debaton kot, pa argumenta.

Duke biseduar me Bledin, Efi me të qeshur kërkoi që të kthehej Kiara e vjetër, sepse sipas saj, rihyrja e saj në Big Brother e ka ndryshuar atë totalisht.

Efi shtoi se pardje gjatë debatit kishte aritmi, por nuk e shprehu me askënd, pasi nuk donte të dukej sikur po viktimizohej nga gjithë diskutimi i ashpër që pati me Luizin dhe Kiarën.

Bledi i tha Efit se ankthin duhet ta flasësh gjithmonë me të tjerët, që ta kalosh, pasi nëse nuk hapet me askënd, rëndohet akoma më shumë gjendja.