“S’ma mbyll njeri gojën”/ Efi-Luizit: Këtu ka dhe realitet, ndjenja, zhgënjim…
Teksa Efi dhe Ronaldo po debatonin, Kristi u shpreh se këta që debatojnë, kanë më pak shanse të dalin fitues.
Luizi u shpreh se këtë gjë e bëjnë ata persona që mundohen të krijojnë një debat.
Efi i tha Luizit se ajo nuk mundohet, por e ndjen dhe bën diçka të tillë. Ajo shtoi se ndryshe nga disa të tjerë, ajo përfshihet nga emocionet dhe se debati lind sepse ka realitet, ndjenja dhe zhgënjim.
Qetsori i tha Efit se këto situata e bëjnë një femër më të fortë. Ajo u shpreh se ky është qëllimi i saj momentalisht, të bëhet e fortë dhe shtoi se loja nuk i intereson.
Gjatë bisedës, i pranishëm ishte edhe Ronaldo. Ky i fundit i tha Efit që pse ajo nuk shkoi ta pyesë edhe atë se si ndihet, por shkoi vetëm te Luizi.
Efi u shpreh se nuk ka dëshirë të flasë fare dhe se e ka marrë përgjigjen nga Ronaldo.