“Nuk kam patur ndonjë partner qeros”/ Kunja dhe ironi Luiz-Kristi 

Nuk kam patur ndonjë partner qeros/ Kunja dhe ironi Luiz-Kristi 

Të shumta ishin provokimet që Luizi “hodhi” ndaj Kristit. Ai tha se nuk ia kishte marrë medja kurrë se do vinte një ditë që ai do kërkonte daljen e Kristit nga shtëpia.

Luizi madje i tha Ronaldos se ai po merr rolin që ka patur Armaldo në shtëpi, duke shkuar sa andej-këtej.

Ky i fundit u shpreh se Luizi dhe Kristi janë një, luajnë si ortakë dhe e duan fort njëri-tjetrin, pavarësisht ngacmimeve të tilla.

Në mesin e ngacmimeve, Efi i tha Luizit që ai të merret me të. Kristi nga ana tjetër, duke folur me ironi, i tha Luizit t’i japë Efit vëmendje sepse i mungon diçka e tillë.

Pavarësisht ngacmimeve, mes tyre nuk munguan as batutat. Kristi i tha Kiarës se Luizi ka kaluar mirë në shtëpi, pas daljes së saj, ndërsa ai duke folur me të qeshur, u shpreh se nuk ka patur ndonjëherë një partnere qerose.