“Për kë je aty moj Kiara”/ Ermiona-Efit: Ke sjellje fodulle!
Si duken banorët në sytë e opinionistëve dhe ish-banorëve nga dita e parë deri më tani.
Arbër: Kristi ka qenë më i qëndurshëm, Luizi më i luhatur.
Ermiona: Luizi më i qëndrueshëm, të gjithë të tjerët të luhatur.
Beati: Kristi dhe Dea më të luhatur, Luizi i qëndrushëm.
Valbona: Kristi dhe Dea më duken pak të luhatur. Ndërsa Luizi të njëjtën lojë ka mbajtur që nga dita e parë.
Ermiona: Ish-banorët ashtu si janë futur, ashtu do dalin. Ata i dinë tashmë strategjitë, falso më duken. Unë nuk i llogaris fare ato. Po të njëjtat gjëra. Ato vetëm qajnë, i japin këtij populli vetëm mërzi. Kiara nuk e di se çfarë bën aty brenda. Është për Luizin apo për veten? Për kë je aty moj Kiara? Se ti dhe Efi i keni dhënë shqetësim Luizit.
Efi: Mua më intereson shqetësimi im njëherë.
Ermiona: Ai ka 5 muaj aty brenda. Të ishe ti mikeshë, nuk do ishe fare brenda. Vetëm filma po bëni aty brenda. Jepni diçka të vërtetë se e keni lodhur këtë publik. Bëni humor aty. Më lër të flas Efi.
Efi: Ti vetëm po bërtet.
Ermiona: Ke sjellje fodulle komplet.
Efi: Ti e thua këtë gjë?
Ermiona: Unë e them. Ti nuk je Luizi. Je futur për protagonizëm aty.