“Shpërthimin e madh e pate kur dole jashtë që ta merrnin vesh shqiptarët sa e doje ti Luizin”/ Agravohet debati mes opinionistëve dhe banorëve
Një përmbledhje e disa prej momenteve të banorë në shtëpi, u shfaq mbrëmjen e sotme në “Prime”, që ata të shikojnë edhe njëherë qëndrimin e tyre.
Efi: Kemi patur momente shumë të bukura, pse këto? Më vjen keq për pamjet që pash. Duket sikur nuk kemi patur shoqëri me këto pamje.
Luiz: Faktet tregojnë që unë Efin e kam përzemër, ndërsa Kiarën e kam dashurinë e jetës sime. Pas gjithë këtyre, jemi këtu ku jemi sot. Unë e kam thënë edhe në dhomën e rrëfimit, të rrish një javë jashtë, gjërat i sheh më mirë. Lexon lajme, komente dhe sillesh ndryshe. Kjo ka bërë që në sy të disa banorëve, Efi dhe Kiara ka ardhur ndryshe. Në sytë e mi, janë njësoj.
Kiara: Më vjen keq që u dhanë momente të këqija dhe jo të bukura. Unë nuk jam një Kiarë ndryshe, por kam ardhur me më pak presion. Nuk kam ndjekur intuitën time, ndërsa tani po e bëj.
Zhaklin: Mund të na e argumentosh pak këtë presionin. Më jep një shembull. Po gënjen.
Kiara: Çdo Prime.
Zhaklin: Më jep një shembull. Presionin e ke pasur brenda dhe nuk ke forcë t’i kthehesh atij personi, por po e kthen te opinionistët. Dua ta di, kur ka qenë ajo natë që unë të kam ushtruar presion.
Kiara: Zhaku e dashur…
Zhaklin: Jo, jo, jo. Nuk ka Zhaku e dashur. Më jep një argument. Unë nuk bëj atë që do publiku.
Kiara: Je vajzë e emancipuar. Kur nuk e puthja, pse nuk e bën, kur e puthaa pse e bëre?
Luiz: Unë kam ndjerë presion nga Zhaku sot.
Efi: Unë nga Arbri herën e kaluar.
Zhaklin: Ji në koherencë me gjërat që flet.
Efi: Po më dhunon psikologjikisht.
Zhaklin: Po tregon veten tënde Efi.
Nita: Në sytë e mi, Kiara u rikthyeu sërish në krahët e Luizit. Mendoj se Kiara e ka patur një përkrahje të fortë nga Luizi. Efin e kam vlerësuar që prej fillimit, por ajo gjithmonë po zgjedh të mbrojë krahët e Luizit. Mendoj që rikthimi i Kiarës dhe Efit, e dobëson Luizin si lojtar, sepse tregon se pa to nuk bën dot.
Arbër: Më vjen keq që Luizi nuk i ka dëgjuar diskutimet e mia të mëparshme në studio. Unë ja kam thënë Efit, Kiarës dhe Ronaldos se këta kanë ndryshuar sjelljen e tyre kur shihnin dronat për Luizin. Më pas, kur dolën mbështetën Luizin, për të shtuar ndjekësit në rrjetet e tyre sociale. Unë u thash merrni një freskuese me vete. Përveçëse i bëjnë fresk Luizit, nuk bëjnë ndonjë gjë të tjerë.
Efi: Çfarë ndryshimi në sjellje ma thuaj pak.
Arbër: Ti shpërthimin e madh e pate kur dole jashtë që ta merrnin vesh shqiptarët sa e doje ti Luizin. Pastaj ishte Kiara që e mbështeste fuqimisht Luizin. Në ditën e tij më të vështirë, ti ndjeve keqardhje për të. Ti madje u zhgënjeve kur hyre brenda në shtëpi, sepse pe një tjetër Luiz. Kështu e keni ju. E keni shfrytëzuar Luizin.
Efi: Unë kam dëshirë të dal tani nga kjo shtëpi. Nuk dua të humbas nervat e mia dhe të ndihem keq shpirtërisht, me këto sjellje personale.
Arbër: Çfarë kam unë personale me të? Ma thuaj tani.
Efi: Nuk e përballoj dot më. Nuk kam ndryshuar sjellje për Luizin. Ke frikë të bësh një hap. Pas debateve të mia me Arbërin dhe Zhaklinën në studio, gjërat nuk janë më të njëjta. Kam patur konflikte me këta dy njerëz.
Arbër: Asnjë konflikt nuk ka patur. Debatet tona i ka parë e gjithë Shqipëria. Po gënjën.
Efi: Nuk e duroj dot më. Të prish unë gjendjen time shpirtërore për ty dhe Zhaklinën, jo.
Zhaklin: Unë jam sjellë shumë mirë me ty, ti vazhdon me sjelljen tënde harbute.
Luiz: Zhaklina, Arbër, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi. Jeni duke na bërë dy Big Brothera. Po na bëni me pas dyshime dhe për Efin dhe për Kiarën.